Nasri: Megjithatë, City mbi Arsenalin

e hënë, 9 prill 2012

Samir Nasri (Foto: Getty Images)
Samir Nasri u është kundërpërgjigjur tifozëve të Arsenalit, pasi skuadra e tij Manchester City u mposht 1-0 nga ish-klubi i tij në derbin e djeshëm të Ligës Premier. 

“Jam i vetëdijshëm çfarë kam thënë për titujt. Jam i sigurt se do të ngre trofe me Manchester Cityn para Arsenalit”.

“Dhe, për të gjithë tifozët e Arsenalit, ecni përpara. City është 10 pikë para jush. Mbështesni skuadrën tuaj dhe më harroni mua”, ka shkruar mesfushori francez në Twitter.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum