Ronaldo, Valdes e Sanchez mund të mungojnë në ‘el Clasico’

e hënë, 9 prill 2012

Cristiano Ronaldo, Foto: Reuters
Disa lojtarë mjaft të rëndësishëm të rivalëve, Barcelona dhe Real Madrid, rrezikojnë që të mos jenë të pranishëm në ndeshjen kryesore të sezonit, ‘el Clasico’ nëse marrin nga një tjetër karton të verdhë para supersfidës.

Për Barcelonën - Victor Valdes, Seydou Keita, Alexis Sanchez dhe Thiago Alcantara, të gjithë kanë nga katër kartonë të verdhë dhe një tjetër karton do t’ua pamundësonte lojën në Camp Nou.

Nga ana tjetër, për Real Madridin - Cristiano Ronaldo, Xabi Alonso dhe Fabio Coentrao - janë ata që rrezikojnë sfidën që pritet të jetë vendimtare për titullin e kampionit të Spanjës.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum