Inter, PSG dhe Roma pas Suarez

e hënë, 9 prill 2012

Luis Suarez (Foto: Getty Images)
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, është duke joshur vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

People shkruan se Suarez pritet të bëhet caku më i nxehtë i afatit kalimtar të verës, me Interin dhe Paris Saint-Germain që synojnë ta sjellin uruguaianin në radhët e veta.

Roma po ashtu ka shprehur interesim për Suarez, por do të kthehet kah ai vetëm nëse përfundon në top katërsh, që i siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum