Figo: Barca është kënaqësi të shikohet

e hënë, 9 prill 2012

Luis Figo (Foto: Getty Images)
Ish-ylli i Barcelonës dhe Real Madridit, Luis Figo, mendon se Blaugranët është kënaqësi t’i shikosh duke luajtur, por po ashtu është i impresionuar edhe me Los Blancos, dhe ende ka ndjenja për të dyja klubet.

“Ende kam një joshje të madhe për të gjitha klubet ku kam luajtur, Barcelona dhe Real Madrid ishin dy prej periudhave më të rëndësishme të jetës time. Ndjehem i privilegjuar që kam luajtur për ta”.

“Gjithmonë është vështirë të thuash se cili ekip është më i mirë, pasi kjo varet nga shumë faktorë dhe është subjektive. Por mund të them se është kënaqësi ta shikosh Barcelonën duke luajtur. Ata janë një skuadër shumë e talentuar me shumë kualitete individuale”.

“Megjithatë, Real Madridi dhe Barcelona janë shumë afër njëri-tjetrit. Madrid mban kryesimin në tabelë, derisa Barca ka arritur në finale të Kupës. Dhe të dyja po bëjnë një punë të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve”, ka thënë portugezi.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum