NBA: Celtics ngrenë temperaturën e Miamit

e mërkurë, 11 prill 2012

Paul Pierce dhe Kevin Garnett (Foto: Reuters)
Boston Celtics kanë bërë një lojë të shkëlqeyshme gjatë të martës për të shqetësuar Miami Heat, të cilën skuadër e mposhtën për të dytën herë në 10 ditë, kësaj here me rezultat 115-107.
 

Paul Pierce shënoi 27 pikë, Kevin Garnett 24 pikë dhe nëntë kërcime dhe Rajon Rondo kontribuoi me 18 pikë dhe 15 asistime për Celtic, të cilët me 33 fitore dhe 24 disfata janë dy vende larg pozitës së tretë në Konferencën Lindore.

LeBron James ishte më i miri në ndeshje me 36 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime për Miamin, derisa Dwyane Wade shënoi 20 pikë.

Me disfatën e mbrëmshme, e 16-ta e sezonit (40 fitore), Heat mbeten tre ndeshje prapa kreut të Konferencës ku ndodhet Chicago Bulls, që po ashtu u mposht me rezultat 98-86 nga New York Knicks.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum