Pirlo: Presioni tash mbi Juventusin

e hënë, 9 prill 2012

Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo (Foto: Getty Images)
Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, thotë se presioni tash është mbi Zonjën e Vjetër, pasi ata tejkaluan Milanin për të marrë kryesimin e tabelës së Serie A.

“Ne e dimë se gjithçka tash varet nga ne. Kërkesa për t’i fituar të gjitha shtatë ndeshjet e mbetura do ta shtojë presionin në ne”.

“Siç qëndrojnë gjërat, ne kemi 50 për qind shanse për ta fituar Scudetton. Nuk mendoj se Milani është në krizë. Ata janë ndikuar nga lodhja në Ligën e Kampionëve të shtunën. Por, e përsëris, tash gjithçka është në duart tona”.

“Kanë kaluar shumë kohë që kur ne ishim në krye. Por ne gjithmonë kemi qenë të vetëdijshëm se mund t’ia dalim mirë dhe të qëndrojmë në garë për pozitën e parë”, ka thënë Pirlo gjatë një interviste për Sky Italia.
Juve të mërkurën ka një ndeshje tjetër të vështirë, pasi do të përballet me Lazion, që lufton për të ruajtur pozitën e tretë në tabelë

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum