Afellay drejt Interit

e premte, 30 mars 2012

Ibrahim Afellay (Foto: Getty Images)
Ibrahim Afellay mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, pasi Interi ka shprehur interesim të nënshkruajë me holandezin.
 

Corriere dello Sport raporton se Nerazzurrët janë të paepur ta përforcojnë skuadrën para sezonit 2012/13, pas një sezoni për t’u harruar, dhe drejtori sportiv Marco Branca e sheh 25-vjeçarin si një shtesë të përkryer.

Ish-ylli i PSV ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2015, por Interi shpreson katalanasit të jenë të hapur për shitjen e lojtarit, pas daljes në skenë të Cristian Tello dhe Isaac Cuenca nga akademia e të rinjve.

Afellay iu bashkua Barcelonës nga PSV në janar të vitit 2011 dhe fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë. Por mesfushori ka kaluar gjashtë muajt e kaluara jashtë fushe për shkak të lëndimeve. Ai mund të rikthehet në fushë në disa javët e ardhshme

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum