Basketboll: NBA: Heat u hakmerren Mavericksave

e premte, 30 mars 2012

LeBron James (Foto: Getty Images)
Miami Heat ka regjistruar fitoren e 15-të në shtëpi duke fituar me rezultat të thellë 106-85 për t’u hakmarrë ndaj kampionit të NBA-së Dallas Mavericks për disfatat në finalet e vitit të kaluar.
 

Fitorja në American Airlines Arena ishte e dyta e Miamit ndaj kampionit të NBA-së, që kur ata humbën 4-2 në finalet e sezonit të kaluar. Heat mposhtën Dallasin me rezultat 105-94 edhe në ndeshjen e kaluar të këtij sezoni.

LeBron James dhe Chris Bosh shënuan nga 19 pikë dhe bënë nga nëntë kërcime secili, derisa Dwayne Wade dhe Udonis Haslem kontribuuan me nga 16 pikë për Milanin, që shënoi fitoren e 36-të të sezonit (13 disfata).

Dirk Nowitzki ishte më i miri te kampioni i NBA-së, duke shënuar 25 pikë. Dallas Mavericks ka 29 fitore dhe 23 humbje këtë sezon. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum