Silva nuk luan ndaj Barcelonës

e shtunë, 24 mars 2012

Thiago Silva, Foto: AP




















Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, do të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës- ka deklaruar trajneri Massimiliano Allegri.

 

Braziliani u lëndua në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Juventusit, dhe është pritur që të pushonte në derbin ndaj Romës, mirëpo ai u angazhua dhe pas vetëm dhjetë minutash doli nga loja.

“Thiago Silva ka një problem me muskulin fleksor dhe nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia duke shtuar se kishte rrezikuar me angazhimin e tij ndaj Romës.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum