
Franca e filloi me dominim sfidën dhe pas disa mundësive të mira, nuk arriti të shënojë. Ukraina kishte vetëm një rast të mirë, ishte ajo goditja e fuqishme e Andriy Shevchenkos, e që u ndal nga portieri Hugo Lloris.
.jpg)
Nga ana tjetër Piatov bëri pritje të mrekullueshme, një herë duke ndalur goditjen e Menez dhe një herë goditjen e fuqishme me kokë të Mexes.
Në pjesën e dytë francezët ishin më konkret. Në minutën e 53-të Menez me një goditje të bukur realizoi për 1-0, kurse tri minuta më vonë Yohan Cabaye realizoi për 2-0 pas një goditje të ulët.
Ukrainasit bënë ndryshimet, por rezultuan pa sukses dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 për Francën.
Me këtë fitore Franca është lidere në Grupin D, duke u përcjellur nga Ukraina që ka tri pikë, kurse Suedia pa pikë dhe Anglia me një pikë takohen me fillim nga ora 21:00