Nesta: Më detyruan të largohem nga Lazio

e mërkurë, 28 mars 2012

Alessandro Nesta si lojtar i Lazios
Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, është i pakënaqur me faktin që konsiderohet si ‘tradhtar’ nga tifozët e Lazios pas largimit të tij në drejtim të San Siros.
 

Italiani ishte një hero i tifozëve Biancocelestë, mirëpo ata u kthyen kundër tij pasi i braktisi në vitin 2002.
“Asnjëherë nuk do të kisha dashur të largohem, por klubi kishte nevojë për para dhe gjithçka ndodhi aq shpejtë, saqë unë nuk munda të marr një vendim. Unë meritoja më shumë respekt”.

“Konsiderimi si tradhtar dhemb, sepse e vërteta doli që Lazio ishte në borxhe dhe kishte nevojë për shitje”, ka thënë qendërmbrojtësi për Sky Sport Italia.

Ai ka shpjeguar se djali i ish-presidentit në Lazios, Massimo Cragnotti, kishte shkuar në fushën stërvitore dhe ia kishte dhënë telefonin duke i thënë që duhej të pajtohej, sepse klubi kishte nevojë për para.

“Ai nuk më dha kohë që t’i merrja gjërat e mia dhe unë vrapova ta kap aeroplanin për në Milano”, ka deklaruar Nesta, duke shtuar se më pas e kishte kuptuar se edhe Hernan Crespo ishte shitur te Interi.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum