Blatter pa fjalë për vdekjen e Morosinit

e diel, 15 prill 2012

Sepp Blatter, Foto: Getty Images
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka thënë se ai është tepër i pikëlluar për vdekjen tragjike të mesfushorit të Livornos, Piermario Morosinit.
 

25 vjeçari i cili ishte në huazim te Livorno nga Udinese, ndërroi jetë pasi pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes ndaj Pescaras në kuadër të Serie B të shtunën.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndjej për vdekjen e Morosinit. Unë kam vetëm lot”, ka theksuar Blatter për La Gazzetta dello Sport.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum