Adriano: Barca-Bayern, një finale spektakël

e enjte, 29 mars 2012

Adriano, Foto: Reuters
Një finale e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Bayern Munichut do të ishte një spektakël. Kështu mendon mbrojtësi i krahut, Adriano.
 

Braziliani është lidhur me një kalim të mundshëm në Allianz Arena gjatë verës që vjen, ndërsa ai ka respekt të madh për bavarezët.

Në një prononcim për Sport-Bild, Adriano ka deklaruar se ndjehet i nderuar dhe krenar që Bayerni interesohet për të, megjithëse thekson se gjithkush që është i interesuar duhet t’i drejtohet agjentit të tij.

Ndërkaq, konsideron se një finale ndaj klubit gjerman, pikërisht në Allianz Arena, do të ishte e jashtëzakonshme.
“Nëse ne takohemi më 19 maj, do të ishte padyshim një nga finalet më spektakolare të të gjitha kohërave”, ka thënë Adriano. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum