San Siro ishte arena e derbit të parë në Serie A për këtë javë, i cili u zhvillua mes Milanit dhe Romës, ndërsa përfundoi me rezultat 2-1 në favor të vendasve.
Takimi pati një fillim të zbehtë, mirëpo duke shkuar ka fundi i pjesës së parë skuadrat filluan të krijonin raste, ndërsa ishin Rossonerët ata që i patën shanset e para.

Megjithatë, Giallorossët shënuan të parët. Pas një pastrimi jo të mirë të Ambrosinit, De Rossi goditi drejt portës, ndërsa Pablo Osvaldo e dërgoi topin në rrjet (44’).

Në gjysmën e dytë, De Rossi ndali me dorë një goditje të Ambrosinit dhe arbitri akordoi penalti. Zlatan Ibrahimovic e nivelizoi ndeshjen nga pika e bardhë (53').
Ibracadabra ishte njeriu që shënoi edhe golin e fitores me kokë (83’), ndërsa ky ishte goli i tij i 22-të në Serie A këtë edicion.

Kjo fitore e largon Milanin në shtatë pikë nga Juventusi që të dielën zhvillon Derby d’Italia ndaj Interit.