Barca shenon Fitore

e shtunë, 24 mars 2012

Foto: Reuters




















Barcelona ka regjistruar fitore prej 2-0 në udhëtim në Iberostar Estadi të Mallorcas.
 

Mysafirët zhvilluan një gjysmë të parë dominuese duke arritur të shënojnë një herë.
Pas një goditjeje të lirë nga Lionel Messi, u duk që Alexis Sanchez e preku topin për ta plasuar në rrjet, mirëpo më vonë goli i është regjistruar argjentiasit (25’), i cili me këtë gol thyen rekordin e brazilianit Ronaldo për më shumë gola të shënuar në një edicion në La Liga me fanellën e Barcelonës.

Në gjysmën e dytë, vendasit tentuan që ta kthenin lojën në favor të tyre, ndërsa një lehtësim për ta ishte edhe përjashtimi i Thiago Alcantaras me kartonin e dytë të verdhë (57’).
Megjithatë, përkundër këtij përjashtimi, Blaugranët vazhduan të impononin lojën e tyre dhe të shfaqeshin të rrezikshëm, por edhe të shënojnë.
Edhe goli i dytë i Barcës u ndërtua nga Leo Messi, i cili goditi shtyllën, ndërsa Gerard Pique ishte aty për të shënuar (79’).
Pas kësaj fitoreje, Barcelona gjendet vetëm tre pikë prapa Real Madridit që zhvillon ndeshjen e kësaj xhiroje ndaj Real Sociedadit

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum