Kapiteni i Bayern Munich, Philipp Lahm, ka deklaruar se ata nuk kanë frikë nga asnjë ekip në Evropë, duke shtuar se ata mund të shënojnë gola ndaj kujtdo.
Pas disa ndeshjeve ku Bayern ishte në krizë për të gjetur rrugën e golit, që i kushtoi me -5 pikë nga Borussia Dortmund në Bundesligë, bavarezët në tri ndeshjet e fundit kanë shënuar hiç më pak se 20 gola.
” Duhet që shanset që keni ti konkretizoni me gola, këtë gjë e kemi bërë në ndeshjet e kaluara dhe e bëmë edhe dje ndaj Herthas ” ka thënë Lahm për faqen zyrtare
të klubit.
” Këto tri ndeshje kanë treguar sa shumë cilësi kemi në fazën sulmuese. Nuk kemi frikë nga asnjë ekip në Evropë, ne mund ta mposhtim këdo ” përfundoi Lahm.