Indiana Wells: Federer mposhtë Nadalin

e diel, 18 mars 2012



Tenisti numër 3 në botë Roger Federer, ka siguruar një vend në finale, pasi mposhti në gjysmëfinale rivalin e tij më të madh të karrierës, Rafael Nadal, 6-3 dhe 6-4 në sete.
Federer ishte dominues në këtë duel që nga fillimi i setit të parë duke e fituar atë me rezultat 6-3.
Edhe në setin e dytë tenisti zviceran vazhdoi me lojën e tij të mirë, e te rezultati 5-4, takimi u ndërpre për pak minuta, pasi filluan reshjet e shiut, mirëpo nuk vonoi shumë dhe dueli rifilloi, për tu përmbyll me fitoren e Federerit.
Në finale
Federer takohet me amerikanin John Isner, i cili në gjysmëfinalen tjetër doli fitimtar ndaj serbit Novak Djokovic, duke e mposhtur atë 7-6 3-6 dhe 7-5 në sete.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum