Barca Me lehtsi kalon Sevillen (VIDEO)

e diel, 18 mars 2012





















Sevilla nuk ka mundur t’i bëjë ballë Barcelonës në kryendeshjen e kësaj jave në Kampionatin spanjoll.

Ndeshja e zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan ka përfunduar me rezultat 2-0 në favor të Blaugranëve.
Ekipi mysafir e përfundoi sfidën që në gjysmën e parë kur edhe i shënoi të dy golat.

Xavi Hernandez ekzekutoi një goditje të lirë fatale për vendasit duke i kaluar katalunasit në epërsi (18’).

Lionel Messi pranoi një top nga Andres Iniesta dhe ashtu si di ai e dyfishoi epërsinë (25’).
Në gjysmën e dytë andaluzianët kanë mundur të shënojnë pasi ndërtuan disa raste, megjithatë kanë mundur edhe të ndëshkohen, duke qenë se lojtarët e Barcës ishin gjithmonë të gatshëm për të shënuar.
Me këtë fitore, Barcelona e ngushton diferencën e pikëve me Real Madridin në shtatë, ndërsa Mbretërit të dielën e zhvillojnë ndeshjen e kësaj xhiroje kundër Malagas



 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum