Faqet

e mërkurë, 13 qershor 2012

United transferon 18-vjeçarin Nick Powell

Nick Powell, Foto: Getty Images
Manchester Unitedi ka konfirmuar nënshkrimin e Nick Powell nga Crewe Alexandra.
 

Me anë të një komunikate për media, Djajtë e Kuq kanë bërë të ditur se mesfushori premtues i ka kaluar ekzaminimet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

“E kemi vërejtur Nickun qe disa muaj. Ai është një talent i jashtëzakonshëm dhe është shkolluar mirë te Crewe”.
“Jam i kënaqur që ai ka vendosur të vijë te United. Ai ka shumë për të dhënë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me të”, ka thënë Alex Ferguson