Faqet

e mërkurë, 13 qershor 2012

Nuk ka marrëveshje për Silvan

Thiago Silva, Foto: Getty Images
Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka deklaruar se nuk është arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin rreth transferimit të Thiago Silvas.
 

Të hënën mbrëma është njoftuar se dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e brazilianit, mirëpo zëvendëspresidenti i Rossonerëve thotë se akoma nuk është vendosur asgjë.

“Marrëveshja nuk është arritur. Do të duhet një kohë e gjatë për t’u arritur zgjidhja”, citon Ansa fjalët e Gallianit.
Raportohet se PSG ka ofruar 42 milionë euro për Silvan, ndërsa kjo shumë mund të arrijë deri në 50 milionë me anë të bonuseve