Disa lojtarë mjaft të rëndësishëm të rivalëve, Barcelona dhe
Real Madrid, rrezikojnë që të mos jenë të pranishëm në ndeshjen kryesore
të sezonit, ‘el Clasico’ nëse marrin nga një tjetër karton të verdhë
para supersfidës.
Për Barcelonën - Victor Valdes, Seydou
Keita, Alexis Sanchez dhe Thiago Alcantara, të gjithë kanë nga katër
kartonë të verdhë dhe një tjetër karton do t’ua pamundësonte lojën në
Camp Nou.
Nga ana tjetër, për Real Madridin - Cristiano Ronaldo, Xabi Alonso
dhe Fabio Coentrao - janë ata që rrezikojnë sfidën që pritet të jetë
vendimtare për titullin e kampionit të Spanjës.