Samir Nasri u është kundërpërgjigjur tifozëve të Arsenalit, pasi
skuadra e tij Manchester City u mposht 1-0 nga ish-klubi i tij në
derbin e djeshëm të Ligës Premier.
“Jam i vetëdijshëm çfarë kam thënë për titujt. Jam i sigurt se do të ngre trofe me Manchester Cityn para Arsenalit”.
“Dhe, për të gjithë tifozët e Arsenalit, ecni përpara. City është 10
pikë para jush. Mbështesni skuadrën tuaj dhe më harroni mua”, ka shkruar
mesfushori francez në Twitter.