Nëse ekipi i Prishtinës këtë edicion garash do të mbetet pa titull
kampioni, padyshim që “fajin” kryesor do ta ketë Drenica e Skenderajt
dhe trajneri i saj, Bilbil Sokoli.
Futbollistët e Drenicës pas
fitores 2:0 midis Prishtinës para një jave, sot sërish “befasuan” ekipin
e kryeqytetit, duke ia rrëmbyer një pikë dhe kësisoj ia mundësuan
Vëllaznimit të Gjakovës që të mbetet lider në renditjen tabelore të
Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Në ndeshje e sotme
në Prishtinë, Drenia kaloi në epërsi në minutën e 27 me anë të golit të
Rrahmanit, kurse në minutën e 69-të barazoi në Zejnullahu dhe ky ishte
rezultati përfundimtar i këtij takimi.
Pas fitores së djeshme
kundër Lirisë së Prizrenit me rezultatin 2:1 Vëllaznimi kryeson tableën
me një pikë epërsi ndaj Prishtinës.