Faqet

e diel, 8 prill 2012

Allegri: Nuk jam i rrezikuar

Massimiliano Allegri, Foto: Getty Images
Massimiliano Allegri ka deklaruar se nuk mendon që e ka të rrezikuar postin e trajnerit të Milanit.

Pas eliminimit të Rossonerëve nga Liga e Kampionëve dhe pas humbjes së pozitës së parë në tabelë, është spekuluar se Silvio Berlusconi është i gatshëm ta shkarkojë atë nëse nuk fiton asnjë trofe këtë sezon.

“Absolutisht nuk mendoj që puna ime është në rrezik. Klubi do t’i bëjë llogaritjet e veta në fund të sezonit, por unë preferoj të përqendrohem në kohën e tashme”, ka thënë Allegri në një konferencë për media.