Edhe Oklahoma City ka ruajtur ritmin me Spurs duke mposhtur Toronto Raptors me rezultat 91-75, me Kevin Durant që udhëhoqi në ndeshje me 23 pikë
.
Në Konferencën Lindore, Carmelo Anthony ka shënuar 43 pikë për t’i dhënë fitoren New York Knicks ndaj liderit të konferencës, Chicago Bulls.
Anthony çoi ndeshjen në lojë shtesë duke shënuar trepikësh në sekondat e fundit të kohës së rregullt, dhe pastaj shënoi tropikësh tjetër për t’i dhënë skuadrës fitoren 100-99 në Madison Square Garden.