Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, do të ketë 80 milionë euro për të harxhuar në tregun e transferimeve gjatë kësaj vere.
Corriere
dello Sport shkruan se shumica e parave do të vijnë nga kualifikimi në
Ligën e Kampionëve dhe shitjet e mundshme të Eljero Elia, Milos Krasic
dhe Felipe Melo.
Skuadra nga Torino është lidhur me një numër lojtarësh me emër të
futbollit evropian, që nga ylli i Bayern Munich, Arjen Robben, ai
Manchester Cityt, Edin Dzeko, e derisa te sulmuesi i Real Madridit,
Gonzalo Higuain, dhe ai i Villarrealit, Giuseppe Rossi.