Allegri: Juve nuk e ka fituar titullin

e hënë, 9 prill 2012

Massimiliano Allegri, Foto: Getty Images
Milani nuk ka hequr dorë nga titulli i Serie A. Këtë e ka bërë të qartë trajneri Massimiliano Allegri.

“Duam ta fitojmë Scudetton. Ende kemi shumë lëndime dhe suspendime, por ky nuk është një justifikim ose një alibi”.

“Serie A është ende e hapur dhe ne do të luftojmë deri në fund. Juventusi varet nga vetvetja, por nuk është i pamposhtshëm”.

“Ata nuk e kanë fituar kampionatin, kanë mbetur edhe shtatë ndeshje dhe ne jemi vetëm një pikë pas”, ka thënë Allegri në një konferencë me gazetarë.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum