Stramaccioni: Do t’ia shlyej borxhin Interit

e martë, 27 mars 2012

Andrea Stramaccioni, Foto: AP
Trajneri i ri i Interit, Andrea Stramaccioni, është i gatshëm që ta shpërblejë klubin për besimin që ia ka dhënë.
 

36-vjeçari të hënën zuri vendin e Claudio Ranierit në Giuseppe Meazza, ndërsa ka thënë se drejtimi i Nerazzurrëve është një realizim ëndrre.

“Është një ëndërr e bukur, emocionet që vetëm sporti dhe futbolli mund t’i japë. Kujt ia dedikoj këtë ëndërr? Klubit tim, që më ka dhënë besim; tash unë duhet ta shlyej borxhin”.
“Ne duhet të fitojmë. Unë kam besim te lojtarët, te klubi dhe te vetvetja. Do t’i marrim ndeshjet një nga një”, ka thënë Stramaccioni në prezantimin e tij zyrtar.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum