‘Mungesa e Alonsos nuk paraqet problem

e martë, 27 mars 2012

Foto: Reuters
Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira, mendon se nuk do të vërehet mungesa e Xabi Alonsos në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj APOEL Nicosias.
 

Spanjolli nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës së tij për shkak të arritjes së limitit të kartonëve të verdhë.
“Xabi Alonso është shumë i rëndësishëm për ne, por skuadra jonë ka shumë kualitet dhe lojtarë të mirë në të gjitha pjesët e fushës”.

“Neve do të na mungojë ai, kjo situatë është e re, por nuk është problem. Ne do ta tejkalojmë këtë problem dhe do të dalim për të fituar”, citon AS fjalët e Khediras.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum