Marseille do të luajë për fitore

e martë, 27 mars 2012

Didier Deschamps, Foto: Getty Images
Trajneri i Olympique de Marseille, Didier Deschamps, është i vetëdijshëm se skuadra e tij nuk është favorite ndaj Bayern Munichut, mirëpo thotë se do të bëjnë gjithçka për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
 

“Ne nuk jemi favoritë, por do të luajmë për fitore”, ka thënë Deschamps në një konferencë me gazetarë.
“Fitorja ndaj Bayernit nuk do të ishte ndonjë mrekulli, mirëpo ne duhet të bëjmë dy paraqitje të shkëlqyera- në shtëpi dhe si mysafirë”, ka shtuar francezi.

Të mërkurën mbrëma, Marseille është nikoqir i Bayern Munichut në Stade Velodrome për takimin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum