Anësori i Bayernit të Munichut, Arjen Robben, ka hedhur dyshime të mëdha mbi të ardhmen e tij te klubi gjerman, duke thënë se ai nuk është i sigurtë nëse do ta vazhdojë kontratën.
“Nuk mund të them se jam 100 përqind i sigurtë se do të qëndroj te Bayerni. Shumë gjëra kanë ndodhur në javët e fundit dhe unë nuk kam luajtur tri ndeshje radhazi”.
“Nuk është se më është dashur të nënshkruaj një kontratë javën e ardhshme. Unë vetëm po përqëndrohem në futboll. Unë kam edhe një vit kontratë me Bayernin, kështu që nuk po nxitohemi. Unë nuk po flas për klubet tjera, por kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë në futboll, shpeshherë është e çuditshme”, ka deklaruar Robben.