Faqet

e enjte, 22 mars 2012

Messi: Nuk e ëndërrova këtë

Lionel Messi, Foto: AP






















Golashënuesi më i mirë në histori të Barcelonës, Lionel Messi, nuk ka mundur të fshehë gëzimin pasi theu rekordin më të rëndësishëm në klub, duke thënë se kjo e arritur e tij tejkalon dhe ëndrrat më të egra.
 

“E vërteta është se jam tepër i kënaqur. Unë kurrë nuk e kam ëndërruar se një ditë mund të bëhem golashënuesi më i mirë i Barcelonës”.
“Unë nuk e di nëse ishte goli im më i mirë. Kur një ndeshje mbaron, goli i parë që shënova për Barcelonën dhe këto golat tjerë të shënuar janë tepër të veçantë për mua, janë të gjithë të rëndësishëm”, është shprehur Messi.