Balotelli shfaqet befas në prezantimin e Stramaccionit

e martë, 27 mars 2012

Mario Balotelli, Foto: Getty Images
Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka shkaktuar një tjetër tronditje (të zakonshme nga ana e tij) duke u shfaqur në konferencën për media të prezantimit të trajnerit të ri të Interit, Andrea Stramaccioni.
 

Derisa Stramaccioni po iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, sulmuesi kontrovers ka hyrë në sallën e konferencave për të përshëndetur drejtorët e ish-klubit të tij dhe për t’i uruar mirëseardhje trajnerit të ri.

Pas përshëndetjes, SuperMario u largua, ndërsa trajneri i ri ishte aq i habitur, saqë kishte harruar pyetjen që ia bënë gazetarët.
Sulmuesi 21-vjeçar në vitin 2010 u largua nga Interi në drejtim të Manchester Cityt.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum