Messi nuk ndalet as në PlayStation!

e martë, 27 mars 2012

Philippe Mexes, Foto: Getty Images
Mbrojtësi i Milanit, Philippe Mexes, ka deklaruar se Lionel Messi më shumë se kushdo meriton respekt, megjithatë Rossonerët nuk do ta ndërrojnë stilin e tyre të lojës vetëm për ta ndalur superyllin e Barcelonës.
 

“Madje është shumë e vështirë që ta ndalësh Messin në Playstation”, ka thënë Mexes paksa me shaka në një intervistë për Sky Sport.

“Messi është një lojtar i shkëlqyer dhe meriton respekt, por ne do të luajmë si gjithmonë”.

“Barca është skuadra më e mirë në botë, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të vazhduar tutje. Ne duhej të përballemi me ta, herët a vonë”, ka shtuar francezi.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum