Xherdan Shaqiri favorizon Gjermaninë

e shtunë, 16 qershor 2012


Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka thënë se shokou i skuadrës te Bayern Munchen, Arjen Robben, nuk mund të luajë i vetëm te Holanda

Mesfushori i ri i Bayern Munchenit dhe përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka pohuar se anon për Gjermaninë që të ngadhënjejë në kampionatin evropian “Euro 2012”, që po mbahet në Poloni dhe Ukrainë
. “Shpresojë që në fund Gjermania të shpallet kampion i Euro ‘2012’”. Shaqiri më pas ka shprehur zhgënjimin e tij për dështimin drejt evropianit që po mbahet aktualisht. “Vërtet më vjen shumë keq, që nuk ia dolëm të kualifikohem për në Poloni dhe Ukrainë me Zvicrën”. 

Më pas numri 11-të, i Bayern Munchenit, i doli në krah bashkëlojtarit të ardhshëm, holandezit, Robben. “Nuk është e sigurt që Robbeni luajti lojën e tij më të mirë kundër Gjermanisë, por duhet cekur se në përgjithësi ekipi i Holandës nuk ishte në ditën më të mirë”, ka arsyetuar Robbenin, Shaqiri, një ditë pas kryetari i FC Basel, 

Bernhard Heusler vlerësoi Shaqirin si të pa konkurrencë ndaj Robbenit për pozitën të cilën deri dje e kishte mbajtur ky i fundit tek bavarezët. Shaqiri do të fillon përgatitjet për stinorin e ri me 3 korrik tek skuadra e Bayernit.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum