Ronaldo shkëlqeu në sezonin e fundit për Real Madridin duke fituar La Ligan por forma e tij për përfaqësuesen ka qenë në nivel më të ulët dhe ai ishte vënë në qendër të kritikave pas rasteve të humbura në fitoren 3-2 ndaj Danimarkës në xhiron e dytë të Grupit B në Euro 2012.
Por, Nani i ka dalë në mbrojtje atij duke thënë se Ronaldo vazhdon të jetë anëtar i rëndësishëm i ekipit. “Ai është në rregull. Është i lumtur që fituam ndeshjen dhe nuk kemi për çka të brengosemi”, tha Nani.
“Gjatë ndeshjes, të gjithëve u ndodh të humbin raste. Ai pati një mundësi, nuk shënoi, por ne ende kemi një tjetër takim. Ndoshta pikërisht atë do ta vendos Ronaldo”, përfundoi ai.