Schweinsteiger: Nuk kam marr ofertë nga Abramovich

e shtunë, 16 qershor 2012

Bastian Schweinsteiger, Foto: Ap
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, e ka vizituar kampin e Gjermanisë më herët gjatë javës, ku ka pasur një bisedë të vogël me mesfushorin Bastian Schweinsteiger.
 

Miliarderi rus vizitoi kampin gjerman dhe këtë e konfirmoi edhe vet përzgjedhësi i Gjermanisë, ndërsa Schweini ka mohuar se ka marrë një ofertë nga Abramovich.

“Unë isha i befasuar ta shoh atë dhe isha i çuditur pse ai erdhi në kampion tonë. E përgëzova për titullin e Ligës së Kampionëve. Dhe...jo, ai nuk më bëri ofertë”, ka theksuar Schweini.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum