Tjetër rekord për Valery Rozov

e shtunë, 9 qershor 2012


Valery Rozov
Sportisti rus i disiplinës B.A.S.E Jump, Valery Rozov, shtoi një rekord të ri në karrierën e tij të sporteve ekstreme duke realizuar një hedhje nga maja e Shivling, një mal 6.543 metra i lartë, në pjesën Indiane të Himalajeve.
Rozov është një “superyll” në disiplinën sportive BASE Jump, një sport ekstrem i cili përfshin hedhjen nga objekte si ura, ndërtesa të larta dhe kulla. Arritjet e 47-vjeçarit janë të shumta, ku mund të përmendim hedhjen në vullkanin aktiv Kamtschatka (2009) dhe nga maja Ulvetanna në Antarktidë (2010), të cilat e kanë bërë atë të njohur në mbarë botën.
Falë aftësive të tij prej një alpinisti profesionist, ai arriti të kapërcejë një tjetër sfidë në karrierën e tij. Pas një ekspedite 30 ditore, përfshirë këtu gjashtë ditë ngjitje, së bashku me shoqëruesit e tij, Alexander Ruchkin dhe Victor Volodin, arritën në majën e malit Shivling, në pjesën indiane të Himalajeve më 25 maj. Rozov gjeti një vend perfekt në lartësinë 6.420m për hedhjen si. Vetëm 90 sekonda më vone, pasi kishte arritur shpejtësinë 200km/h, rusi zbriti 2.200 metra poshtë në akullnaja.
Për anëtarët e tjerë të ekspeditës u deshën tri ditë për të realizuar zbritjen e plotë.
“Ky ishte projekti im i parë në Himalaje. Patëm disa vështirësi përgjatë rrugës, kështu që unë jam shumë i gëzuar që arritën të përmbushnim me sukses misionin tonë”, deklaroi dy herë kampioni i botës në disiplinën “skydiving”, pas thyerjes së rekordit

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum