Euro 2012: Advocaat i vendosur ta kalojë grupin

e shtunë, 9 qershor 2012


Përzgjedhësi i Rusisë, Dick Advocaat, është shprehur i kënaqur me fitoren prej 4-1 ndaj Republikës Çeke në ndeshjen e parë të këtyre përfaqësueseve në Kampionatin Evropian.“Kjo është një fitore e rëndësishme. Ne ia vështirësuam vetes punët në fillim të gjysmës së dytë. Mirëpo, në fund kjo ndeshje është e mirë për vetëbesimin tonë”.
“Megjithatë, trofetë do të jepen në fund të turneut. Luajtëm mirë, por jo gjithë ndeshjen”.

“Kështu që pashë shumë gjëra që mund t’i bëjmë më mirë. Jemi të kënaqur, ndërsa do të jemi vërtet të kënaqur kur të kualifikohemi në raundin tjetër”, citon NOS fjalët e strategut holandez.

Pas Republikës Çeke, Rusia do të ketë punë me Poloninë dhe më pas me Greqinë

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum