Shnajder: Marvjik nuk është fajtor

e hënë, 18 qershor 2012

Mesfushori i Holandës, Uesli Shnajder është vënë në mbrojtje të përzgjedhësit, Bert van Marvijk, i cili po kritikohet ashpër nga mediat holandeze, pasi skuadra e tij u kthye në shtëpi pa fituar asnjë pikë në Euro 2012.

“Për mendimin tim ai duhet ta vazhdojë punën në kombëtare. Dy vite më parë, në Botëror, gjërat shkuan mirë, tani jo. Por vazhdoj të mendoj se ai ka një të ardhme në bankinën e Holandës.

Cilësitë e tij i ka treguar duke zgjidhur në mënyrë profesionale problemet brenda skuadrës”, ka thënë Shnajder.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum