Irlandezët me shirita të zinj në ndeshjen kundër Italisë

e hënë, 18 qershor 2012


Lojëtarët irlandezë do të mbajnë shirita të zinj në krahë në ndeshjen e së hënës kundër Italisë në Kampionatin Evropian të Futbollit, për të kujtuar 18 vjetorin e vrasjes së 6 personave në Irlandën Veriore.

Ndeshja i bie në datën e saktë të sulmit, dhe është prekëse, pasi që viktimat janë qëlluar ndërsa po shkionin Irlandën duke luajtur kundër Italisë në Kupën Botërore në vitin 1994, në një fshat të Lafingajlëndit.
UEFA ka dhënë lejen për të bartur shiritat.

“Ajo që ka ndidhur në Lafingajlënd nëvitin 1994 ka qenë një tragjedi e tmerrshme dhe shumë prekëse për të gjithë tifozët e futbollit”, ka thënë Xhon Delanei nga Federata e
Futbollit e Irlandës, në një deklaratë para ndeshjes.

Ndryshe, në kuadër të grupit C në Euro 2012 sot luhet edhe ndeshja mes Kroacisë dhe Spanjës

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum