Shevchenko pensionohet nga kombëtarja

e mërkurë, 20 qershor 2012

Andriy Shevchenko, Foto: Getty Images
Legjenda ukrainase, Andriy Shevchenko, mendon se është koha e duhur që të pensionohet nga kombëtarja e tij.
 

I pyetur nga ITV nëse ndeshja ndaj Anglisë ishte e fundit për të me fanellën e përfaqësueses, 35-vjeçari është përgjigjur: Besoj se po. Do të luaj edhe një ndeshje, vetëm si miqësore – një ndeshje lamtumirëse”.

Ish-sulmuesi i Milanit është shprehur i zhgënjyer pas eliminimit të Ukrainës që në fazën grupore, por ka thënë se kjo është kuptueshme kur kihet parasysh se gjendeshin në të njëjtin grup me tri kombëtare (Angli, Francë, Suedi) që gjenden në top-njëzet skuadrat më të mira në botë

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum