Sheva hero në fitoren e Ukrainës

e hënë, 11 qershor 2012

Përfaqësuesja e Ukrainës ka regjistruar fitore prej 2-1 përballë Suedisë në ndeshjen e parë të këtyre kombëtareve në kuadër të fazës grupore të Euro 2012.Në gjysmën e parë të takimit rrjetat heshtën. Ukrainasit treguan më shumë nga loja me mbi 65 për qind të posedimit të topit, mirëpo nuk arritën që ta thyenin mbrojtjen kundërshtare
.
Nga ana tjetër, kombëtarja suedeze pati disa raste të mira, por po ashtu mungoi konkretizimi.

Kështu nuk ndodhi në gjysmën e dytë, pasi që skuadrat u treguan më efikase.

Ishte minuta e 52-të kur pas një harkimi të Kim Kallstrom, kush tjetër pos Zlatan Ibrahimovic e kaloi kombëtaren e tij në avantazh.

Mirëpo, vetëm tre minuta zgjati gëzimi i suedezëve pasi aty ishte legjenda me emrin Andriy Shevchenko. Pas një harkimi të Andriy Yarmolenko, Sheva i barazoi shifrat për t’i dërguar në ekstazë tifozët.

Vetëm disa minuta më pas (61’), heroi i mbrëmjes Andriy Shevchenko shënoi golin e dytë, i cili rezultoi i fitores për kombëtaren ukrainase.

Minutat e mbetura të takimit flasin për Suedinë, megjithatë përkundër rasteve të shumta, ata nuk arritën ta shënojnë golin e barazimit.

Ukraina kryeson Grupin D me tri pikë, ndërsa pas saj gjenden Franca dhe Anglia me nga një pikë.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum