Matri: Nuk shkoj askund

e martë, 12 qershor 2012

Alessandro Matri, Foto: Getty Images
Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matri, nuk ka plane që të largohet nga kampioni i Italisë gjatë kësaj vere.
 

Zonja e Vjetër është në kërkim të lojtarëve më të fortë për të konkurruar në Ligën e Kampionëve, ndërsa është spekuluar se 27-vjeçari do të shfrytëzohet për grumbullimin e fondeve.

Milani është klubi më i interesuar për shërbimet e Matrit, por ai thotë se nuk mendon të largohet nga Bianconerët.
“Nuk po shkoj askund, po qëndroj bardhezi”, citon Sportitalia fjalët e sulmuesit.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum