Seedorf lojtar i Botafogos?

e enjte, 21 qershor 2012

Clarence Seedorf, Foto: AP
Saga transferuese për veteranin e Milanit, Clarence Seedorf, duket se ka marrë fund, pasi burimet brenda klubit italian kanë konfirmuar se analisti i BBC për Euro 2012 do të jetë lojtar i Botafogos sezonin e ri.
 

Goal zbulon se Seedorf ka arritur marrëveshje me klubin brazilian për të luajtur në kampionatin brazilian sezonin e ardhshëm.

Seedorf i cili do të nënshkruajë një kontratë një vjeçare e gjysmë nuk është më i dëshiruar te Milani, pasi Rossonerët po planifikojnë të rinojnë ekipin e tyre në një verë ku largimin e tyre e kanë bërë edhe legjendarët tjerë të ekipit që lanë gjurmë të konsiderueshme në historinë e klubit Rossoner.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum