Kosovari e rrah turkun që po festonte për Italinë

e enjte, 21 qershor 2012



Kampionati Evropian, i cili po mbahet në Poloni e Ukrainë, e ka shkaktuar një incident edhe në Zvicër. Autorë të këtij incidenti janë një shqiptar nga Kosova dhe një turk.

Në fakt, pas fitores së Italisë ndaj Republikës së Irlandës, një banor turk në Zvicër kishte dal me makinë për ta festuar kualifikimin e ‘Azzurrëve’, derisa jashtë dritares së veturës po e valëviste një flamur italian.

Mirëpo, këtij 19 vjeçari festën ia ka prishur një shqiptar. Një makinë tjetër, e tipit ‘Alfaromeo’, në të cilën ishin disa meshkuj, e ka tejkaluar turkun dhe e ka detyruar ta ndal veturën. Pasi e nxjerrin vozitësit me origjinë turke nga vetura, shqiptari e rrah atë, duke ia thyer hundën dhe duke i shkaktuar tronditje në tru.

Kështu ka njoftuar Policia e kantonit të Solothurnit. Sipas njoftimit, në momentin e plasjes së sherrit, një vajzë që po e shoqëronte turkun e ka thirrur Policinë, e cila shpejt e ka ndal veturën e sulmuesve. Me këtë rast, kosovari 22 vjeçar është detyruar që natën ta kaloj prapa grilave.
Sipas Policisë zvicerane, rasti po vazhdon të hetohet, pasi ende nuk është marr deklarata nga turku.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum