Roma në kërkim të Debuchy

e hënë, 11 qershor 2012

Mathieu Debuchy, Foto: Reuters
Mbrojtësi i Lille, Mathieu Debuchy, u ka rënë në sy drejtuesve të Romës – raporton Corriere dello Sport.
 

Giallorossët dhe trajneri i ri, Zdenek Zeman, janë në kërkim të një mbrojtësi, ndërsa francezi është në krye të listës, në të cilën gjenden edhe Angelo Ogbonna (Torino), Rolando (Porto) dhe Jan Vertonghen (Ajax).

Mirëpo, për nënshkrimin e 26-vjeçarit, Roma do të përballet me konkurrencën e Valencias, Bayern Munichut dhe Interit.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum