“Nuk mund t’i ndaj Messin dhe Ronaldon”

e enjte, 21 qershor 2012

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, Foto: Getty Images
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, i pyetur se kush është për të lojtari më i mirë në botë, ka refuzuar të japë një përgjigje konkrete, pasi luan edhe me Cristiano Ronaldon në klub, por edhe në kombëtare me Lionel Messin.
 

Në një intervistë për ESPN, Higuain ka thënë se ai nuk mund t’i ndajë dy yjet, që janë edhe kolegë të tij edhe pse shumë ekspertë kanë mendime të ndara për atë se kush është më i miri në planet.

“Në aradhën e gjatë të yjeve te Real Madridit, gjithçka është më e komplikuar, por nuk kam telashe, jam shumë pasiv. Unë jam i privilegjuar të luaj me Messin dhe Ronaldon. Jam krenar të luaj me ta për kombëtaren dhe për Real Madridin. Nuk mund t’i ndaj, për mua të dy janë lojtarët më të mirë në botë”, ka theksuar El Pipita. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum