Di Natale: Goli më i mirë që kam shënuar për Italinë

e diel, 10 qershor 2012

Sulmuesi italian, Antonio Di Natale, është shprehur krenar me golin që shënoi ndaj Spanjës në ndeshjen e parë të fazës grupore në Euro 2012.Sulmuesi i Udineses u inkuadrua në gjysmën e dytë për ta kaluar Italinë në epërsi, mirëpo pak minuta më pas Cesc Fabregas e barazoi rezultatin dhe me shifra identike përfundoi takimi.
“Jam shumë i lumtur që shënova menjëherë, me topin e parë që më erdhi”.

“Asist i shkëlqyer nga Pirlo. Mendoj se ky është goli im më i mirë për Azzurrët”, ka thënë Totto për Rai Sport

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum