Mirëpo, pas golit të pranuar portugezët e morën kontrollin e ndeshjes duke krijuar raste të njëpasnjëshme dhe arritën deri te goli i merituar.

Një superpasim i Joao Pereiras e gjeti Cristiano Ronaldon në zonë, ndërsa asi i Real Madridit nuk fal nga pozita të tilla (28’).
Skuadrat shkuan në pushim me shifra identike, megjithëse Portugalia është dashur të shënonte edhe gola të tjerë pasi e dominoi fraksionin e parë.
Edhe në gjysmën e dytë të ndeshjes vetëm një përfaqësuese u pa në fushë, ndërkohë që holandezët luanin vetëm sa për t’u kryer minutat.
Pas disa rasteve të krijuara, Portugalia e realizoi golin e shumëkërkuar dhe ishte sërish Cristiano Ronaldo. CR7 pranoi një top nga Nani dhe me qetësinë e një mjeshtri i krijoi vetes hapësirë dhe realizoi